Në një kohë kur virusi vdekjeprurës COVID-19 u shpall zyrtarisht pandemi nga OBSH dhe është bërë thirrje që të përdoren maskat dhe dorezat si masa mbrojtëse paraprake, ndërsa është e nevojshme higjiena dhe dezinfektimi, ekspertët britanikë mendojnë se dorashkat mund të bëjnë efektin e kundërt të asaj pse po përdoren.

Doktoresha Simran Deo në Mbretërinë e Bashkuar thotë se veshja e dorezave në të vërtetë mund të rrisë rrezikun tonë ndaj infektimit me koronavirus, pasi spërklat dhe grimcat në ajër nga kollitja ose teshtitja mund të qëndrojnë më gjatë në këtë lloj sipërfaqe, pra në materialin e dorezave.

Simran Deo shpjegoi: “Viruset e ngjashme me koronavirusin përhapen përmes kollitjes dhe teshtitjes, të cilat prodhojnë spërkla ose mukus që përmbajnë virusin. Këto pika shpërndahen në ajër duke kollitur ose teshtitur dhe kjo shkakton përhapjen e infeksionit kur ato vijnë në kontakt me të tjerët. Nëse vishni doreza për të mbrojtur duart nga kontakti me këto pika, ato prapë do të qëndrojnë në sipërfaqen e dorezave dhe madje mund të zgjasin më gjatë nëse nuk lahen shpesh, duke çuar në një rrezik të rritur nga infektimi me virusin, me anë të kontaktit me fytyrën ose ushqimin tuaj përmes dorezave, si dhe rreziku i transferimit të tij te të tjerët”.

Rastet e të prekurve me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar i kanë tejkaluar 380 këtë javë, duke çuar në panik të shtuar në lidhje me përhapjen e sëmundjes.

Shumë britanikëve të shqetësuar u është dashur të veshin doreza kur dalin jashtë, me shpresën që të mbrohen nga virusi. Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar se kjo praktikë nuk është e efektshme dhe sugjerojnë se mbajtja e tyre mund të rrisë rrezikun tuaj për t’u infektuar me virusin.

 

MUND TË JU PËLQEJNË