Çuditërisht mediet i janë lëshuar raportimit të gjendjes së koronavirusit duke dalë në sheshin qendror të Prishtinës e sheshet e qendrave tjera të Kosovës, prej nga tregojnë lëvizjen e popullatës dhe zvogëlimin enorm të qytetarëve.

Pak kush e askush nuk i viziton fshatrat dhe zonat më të thella që ende kanë një trend ruraliteti të popullit. A kanë bukë, a kanë ambulacat e tyre mjete apo i viziton dikush ata banorë në këtë kohë emergjence?

E kanë gjetur sheshin për të treguar si është gjendja, por Kosova nuk e ka tërë popullin në këtë shesh.

Populli është më thellë në treva e zona dhe ata duhet vizituar.  Ç’bëjnë , çka po ndodh me ta ? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË