Shteti po e lufton koronavirusin me fjalë dhe konferenca për medie!

Lajmet e zyrtarëve mjekësorë që kanë të bëjnë me përgatitjet materiale mjekësore për ta luftuar pandeminë Covid-19, janë të tmerrshme!

Nuk ka asgjë nëpër qendra mjekësore, përveç trupit mjekësor, vullneti dhe puna e të cilëve meriton të lavdërohet . Por, çka vlen kur mjetet e pajisjet mungojnë në të shumtën e rasteve nëpër qendra të Kosovës.

Ndërkaq, në klinikën infektive të QKUK-së, nuk preferohet të shkohet, sepse thuhet nga infektologët, se mund të infektohet masa e cila kërkon ndihmë ose sqarime.

Në Viti të Anamoravës, e kanë mbyllur personelin mjekësor në karantinë e nuk kanë as maska e dorëza mbrojtëse!

Me çka luftohet pra kjo pandemi? / Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË