Më pak se një kilometër asfalt që ka kushtuar 16 milionë euro, janë ndarë për luftimin e koronavirusit dhe ato askund nuk po del që dikush iu pa hajërin.

Me sa duket 13 milionë euro janë ndarë për mbrojtje kundër virusit pandemik covid-19.

Merrni shembull nga Gjermania, që i premtoi  kancelaria e shtetit, Merkel,  550 miliardë euro për mbrojtje të popullit të saj kundër koronavirusit dhe e tha qartë, se nuk i intereson buxheti i shtetit por,  shëndeti i popullatës.

Qeveria Kurti, duhet ta vendosë fokusin te pandemia që po e ndryshon për 24 orë pamjen e Kosovës.

Në fakt, çka do të duhej bërë qeveria?

Qeveria e Republikës së Kosovës, me shtabin emergjent duhet të ndalojë transmetimin e lajmeve nga jokompetentët .

Në Kosovë është krijuar panik tepër i madh.

Qeveria ka autorizuar ATK-në të jetë në vende të ngjarjes aty ku ka shtrenjtim malli dhe vetëm gjatë ditës së premte janë raportuar mbi 1300 raste të shtrenjtimit enorm të artikujve të ndryshëm, qoftë në barnatore qoftë në markete ushqimore e që janë keqpërdorime nga keqpërdoruesit. Kështu është krijuar çrregullimi i tregut.

Qeveria nuk raportohet të ketë qenë e pranishme fizikisht për të shqiptuar apo mbyllur markete ushqimore apo barnatore. Dorëzat në paketim që kanë kushtuar 50 copë 80 centë, tani shiten deri në 10 euro. Maskat mbrojtëse gjithashtu janë dhjetëfishuar .

Qeveria, do ishte mirë që ta mbulojë shpenzimin e mjeteve mbrojtëse. Në çdo lagje të dërgojë maska dhe dorëza falas për popullatën. Nuk ka Kosova më shumë se 1,5 milionë banorë rezidentë aktualisht. Çka i kushtojnë shtetit krejt këto mjete mbrojtëse? Nuk besohet se kushtojnë më shumë se një kilometër asfalt !

Vetëm një kilometër asfalt pra, për t’i pasur çdo qytetar maskat dhe dorëzat mbrojtëse dhe normal mund të funksionojë tregu në çdo kohë.

Çka ka bërë shteti? Le që s’i ka dhënë popullit asnjë dorëz, e maskë, por nuk u ka dhënë as personelit mjekësor nëpër qendra familjare dorëza e maska. E me çka të luftohet pra koronavirusi, kur nuk kanë dorëza e maska as mjekët e infermieria?

Thuhet se, as klinika infektive nuk ka barërat adekuate për pacientët e prekur dhe që mund të preken.

Sot rrezikon koronavirusi, e kush e di çka mund të vjen nesër? Karshi ndryshimeve klimatike që po ndodhin në planetin e tonë, mund të kërcënojnë pandemi shumë më vdekjeprurëse se covit-19.

Qeveria duhet urgjentisht të sigurojë barëra të tregut aktualë që po përdoren për trajtimin e koronavirusit. Duhet t’i  sigurojë maska dhe dorëza popullatës nga buxheti i vet. Duhet të jetë e pranishme fizikisht qeveria në tregun e sotëm për të parandaluar keqpërdorimet e tregtarëve dhe farmacistëve që po përfitojnë nga populli i varfër në kohën më të keqe.

Nuk besohet,  se qeveria çkado që shpenzon për popullin në këtë situatë krize emergjente, nuk mund t’i arsyetojë nesër para kujt do qoftë! S. Krivaca / Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË