Së fundi u tha se reperi shqiptar Unikkatil do të vijë për të mbajtur koncert në Mitrovicë.

Në një video të publikuar në rrjetin social ‘Facebook‘, nga faqja e fansave të reperit u spekulua se ai do vijë për të performuar në qytetin kosovar.

Mund ta shihni videon më poshtë:

Shqipe bonu gati vjen UNIKATI… mitrovice korrik

Publiée par UnikkatilForce sur Dimanche 7 avril 2019

Ndryshe, videoja ka marrë komente të shumta nga fansat e reperit, ndërsa tash mbetet vetëm përgjigjja e tij se a do të jetë i pranishëm.

Ai është përgjigjur duke thënë: ‘Ende nuk kem nënshkrur kontratë por jena duke biseduar që të ndodhë ky koncert, pra nuk përjashtohet mundësia e performimit të Unikkatilit në muajin korrik në Mitrovicë’.

Vlen të theksohet se reperi Unikkatil herën e fundit ka mbajt koncert në vitin 2012-të, në Prishtinë. /GazetaBlic./

MUND TË JU PËLQEJNË