Pesë ditë më parë nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë “Poëoë Entertainment”, Unikkatili, bëri një premtim.

Ai tha se nëse Albin Kurti do t’i fitojë zgjedhjet do ta mbajë koncert në Prishtinë.

Në atë faqe u postua një fotografi e reperit krah kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtit si dhe Albin Gashit (drejtor i dikurshëm i kësaj kompanie), tani kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes.

Mbishkrimi i kësaj fotoje, la të kuptohet se reperi mund të performojë në Prishtinë më 6 tetor, në rast se Albin Kurti zgjedhet kryeministër i vendit./ Insajderi.com

MUND TË JU PËLQEJNË