Secila grua që ka pasur fatin të lidhet me ndonjë këngëtar të estradës sonë nuk iu ka shpëtuar shkrimeve për të.

Qoftë me apo pa dëshirë janë bërë pjesë e mediave rozë, dhe më emri i tyre nuk është ndarë nga faqja e tyre, shkruan Kosovarja.

Të njëjtin fat e ka pasur edhe bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur Albatrit Muqiqit, që nga koha që është lidhur me të e deri më tani.

Egzona nuk u bë e njohur vetëm përmes epitetit të saj si gruaja e një këngëtari të njohur, por edhe për shumë arsye të tjera.

Për atë që ka më së shumti ndikim dhe përmendet shpesh, është për faktin se si nga një vajzë e re, shohim një nuse tradicionale që asnjëherë nuk ka ngurruar të veshë veshjet tradicionale.

Bukuroshja është parë shpesh të ketë veshur, e të jetë reklamuar me to, kështu duke treguar se i adhuron shumë dhe nuk heziton kurrë të shfaqet me to.

Duke i veshur aq shpesh, asaj sikur iu janë bërë pjesë e përditshëmrisë, dhe shumë shpesh e shohim me to, ashtu sikurse sot që u prezantua me dimi e jelek përsëri.

Kjo po që tregon një nuse të zonjën, që asnjëherë nuk ngopet së veshur ato.

Mendoni edhe ju njësoj, apo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË