Ka javë që kur kanë filluar parapërgatitjet për emisionet festive të vitit 2020.

Kemi parë thuajse pak nga secila paraqitje e artistëve, ku padyshim që është pamja e jashtme ajo të cilës i kanë kushtuar më së shumti rëndësi, shkruan “Kosovarja”.

Edhe këngëtaret e njohura Edona, Gili dhe Teuta Selimi hynjnë në listën e atyre këngëtareve që për këto xhirime janë dukur të mrekullueshme.

Këngëtaret po ashtu, kanë përgatitur një potpuri bashkë me këngëtarët e favorizuar të publikut Sinan Vllasaliun dhe Shkelzen Jetishin.

Por, në paraqitjen e tyre vëmendje po marrin fustanet që kanë veshur, secila po duket më mirë se tjetra. Madje, që të tria janë prej atyre që asnjëherë se kanë tepruar me zhvjeshjen.

Padyshim që kjo ka bërë që ato të kenë një plus arsye për tu pëlqyer nga fansat e tyre./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË