Datë e shënuar për familjen Krasniqi

Deputeti i kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi i ka uruar ditëlindjen me fjalët më të mira vajzës së tij të vogël, shkruan rtv21.tv.

“Sugarja e jonë sot i mbushi 5 vjet. Më e vogla e shpisë që na jep dashni e gëzim secilit çdo ditë.

Vera, zemra e babit, paç jetë të gjatë e qofsh e buzëqeshur gjithmonë, siq je sot”, ka shkruar Memli Krasniqi, krahas fotografisë së vajzës së tij të cilën e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë që Memli Krasniqi është i martuar me Meliza Krasniqin dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

MUND TË JU PËLQEJNË