Këngëtari Gold AG nuk është se bën ndryshime të mëdha në pamjen e tij, të paktën deri më tani nuk e kemi parë.

Por së fundi, ai paska bërë një ndryshim.Goldi, paska mbjellur flokët.

Këtë mund ta vërejmë shumë thjesht, nëse i shohim fotot e këngëtarit po ashtu një veprim nga ana e tij që lë të dyshohet edhe më shumë se ai ka bërë një gjë të tillë është detaji në klipin e fundit.

Në projektin ‘Mirë se t’gjeta moj Kosovë’ , mund ta shohim se Goldi mban një kapelë në kokë gjatë gjithë klipit.Me sa duket ai nuk dëshiron ta bëjë publike këtë gjë.

Por fotot e mëposhtme e tregojnë të vërtetën.

Në këtë foto mund ta shihni se ai ka mbjell flokët.

Ndërsa, këtu ka qenë pa i mbjellur flokët, dhe lehtësisht mund ta shohim dallimin.

Kurse, ky imazh është nga videoklipi i fundit ku gjatë gjithë kohës mund ta shohim me kapelë në kokë.

Ndryshe, videoklipi më ri nga këngëtari u prit shumë mirë nga fansat e tij./GazetaBlic/

MUND TË JU PËLQEJNË