Rita Ora është këngëtarja që po shënon suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën u shfaq me një stil më ndryshe prej herave tjera, shkruan lajmi.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të zi, të hapur shumë tek gjoksi, ndërsa mbante edhe një kapele në kokë.

Fustani ishte i markës “Saint Laurent”, ndërsa Rita u komplimentua shumë për dukjen.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Rita është “Girls”, në duet me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charli XCX.

MUND TË JU PËLQEJNË