Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, por që për publikun njihet si Bebe Rexha, ka fituar zemrat e shumë fansave me këngët e saj.

Krijuesja e shumë hiteve, njihet gjithashtu për paraqitjet e saj të zjarrta në publik dhe vazhdon të jetë mjaft e veçantë në secilën paraqitje që bën.

Bebe Rexha edhe së fundmi është shfaqur mjaft atraktive në paraqitjen e saj përmes një InstaStory.

E veshur në të zeza, ajo ka theksuar linjat e saj trupore, tashmë të rikthyera në formën më të mirë.

Kujtojmë që para pak kohe, Bebe kishte marrë një varg kritikash për shkak të kilogramëve të tepërt që kishin mbuluar format trupore të saj. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË