Ndarja e tyre bëri shumë zhurmë në media. Bora Zemani dhe Vin Veli i dhanë fund marrëdhënies pasi u bënë prindër të një djali.

Ata vetë e shpjeguan ndarjen me faktin se nuk përshtateshin dhe se ishin të vegjël kur u lidhën.

E ftuar në “Pushime on Top”, Bora Zemani foli për marrëdhënien e saj me ish partnerin e saj.

“Ne jemi bashkë në momentin kur bëhet fjalë për Arborin. Unë dhe Vini nuk jemi armiq, gjithë jetën do të jemi të lidhur bashkë”-tregoi moderatorja.

Bora u shpreh se nuk është në një lidhje dashurie, pasi është e fokusuar në karrierën e saj dhe se sezonin e ri televiziv nuk do e shohim më në ekranin e “Digitalb”.

Ajo tregoi se po punon për disa projekte të reja, pa zbuluar ekranin ku do e shohim sezonin e ri.

“Nuk e kam shijuar pjesën e të qënit single sepse po pushoj me familjen dhe djalin. Vetëm sot kam ardhur me një mikeshë” – u shpreh Bora Zemani.

MUND TË JU PËLQEJNË