Një ngjarje e papritur ka ndodhur në mesnatë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku Dj-i i njohur Vin Veli (Artvin Veli) është vënë në pranga.

Ngjarja ka ndodhur në një club në ish-Bllok, ku forcat speciale “Shqiponja” kanë ndërhyrë për të marrë Vin Velin nga club-i në zonën e Bllokut në kryeqytet.

“Shqiptarja” ka siguruar momentin kur forcat speciale dhe ‘Shqiponjat’ marrin Vin Velin nga club-i në zonën e Bllokut në kryeqytet dhe e fusin në makinë duke e dërguar në komisariat, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Bëhet e ditur se club-i në fjalë është problematik, pasi shpesh herë kanë ndodhur sherre.

Vin Veli është një personazh i njohur për publikun si një DJ mjaft i preferuar nga të rinjtë shqiptar. Ai ka qenë i martuar me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka dhe një djalë por që janë ndarë pak kohë më parë.

MUND TË JU PËLQEJNË