Prej kohësh është përfolur për një romancë mes Bora Zemanit dhe aktorit të njohur të humorit, Donald Veshaj.

Ndryshe nga Jonida dhe Romeo lidhja e të cilëve gati-gati është zyrtarizuar, Bora dhe Donaldi kanë qëndruar më diskretë.

Nuk e dimë nëse janë shokë apo çift, por Bora nuk është se nuk e ka vizituar shtëpinë e Donaldit.

Në shkurt të këtij viti, Bora Zemani ka publikuar një foto në profilin e saj ku shihet e veshur me një bluze të bardhë, e sapo zgjuar nga gjumi dhe me një filxhan kafe në dorë.

“Ju duhet vetëm dashuri… dhe një filxhan kafe,” shkruante Bora në përshkrim të fotos, por siç duket kjo foto është shkrepur në shtëpinë e Donaldit.

Do thoni ju pse?

Në puntatën e kaluar të rubrikës “Për drekë me mua”, aktori mblodhi grupin në shtëpinë e ti dhe në nga këto pamje shihet që kuzhina e Donaldit është e njëjta me atë që Bora ka pozuar pak muaj më pare.

Mos vallë kane qenë për xhirime për emisionin e tyre të ri?

MUND TË JU PËLQEJNË