Pruindërit e Rita Orës ka disa ditë që kanë filluar pushimet dhe si destinacion kanë zgjedhur plazhet e Malibusë.

E së fundi, atyre iu bashkua edhe Rita, ndërsa nuk i kanë kursyer fotografitë në rrjete sociale.

Në një prej tyre, e ëma e Ritës shfaqet bashkë me vajzën buzë detit, që të dyja të veshura në bikini, ndërsa dukej në top-formë dhe i ‘bënte’ konkurrencë asaj me linjat trupore.

Rita po e shijon në maksimum pushimin nga aktivitetet me të cilat është marrë gjatë kohës së fundit, ajo në çdo imazh shfaqet e lumtur krahë prindërve.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Rita Ora është “Ritual”, këngë e cila ka marrë mbi 20 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË