Aktori Jeton Zogiani i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Jeton Zogiani nga sot është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili i uroi mirëseardhje aktotrit në partinë e tij.

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike. Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se Jeton Zogiani ishte i ftuar javë më parë në “Mirage”, ku foli rreth mundësisë që t’i hyjë politikës. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË