Koronavirusi i ri është (nCoV) është një lloj i ri i koronavirusit i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje, shkruan “Kosovarja”.

Të gjithë po jetojnë në frikë e ankth rreth shpërndarjes së virusit dhe është krijuar njëfarë bindje që mbrojtja më e mirë është maska.

Se a është kështu apo jo, për mirret dhe të vërtetat, ka folur pediatri i njohur nga Gjakova, Dr.Lendrit Spahiu.

MUND TË JU PËLQEJNË