Pas lajmit për ndarjen nga Roberti, Nora Istrefi po zhvendos vëmendjen e publikut me pozat e saj të zjarrta.

Kohëve të fundit këngëtarja nuk po i ndal fotosesionet e ndryshme, duke shfaqur linjat përfekte të trupit, shkruan “Kosovarja”.

Ajo iu ka përkushtuar 100% vetës, po jeton sipas qejfit duke shijuar secilin moment, pa çarë kokën për të tjerat.

Ndarja duket se iu bëri mirë edhe Norës edhe Robertit, pasi si asnjëherë më parë ata ndihet të lirë, e të lumtur.

Kjo të pakten po shihet nga jeta që po bëjnë si dy të ndarë, nga aktivitete e tyre të cilat po ndjanë në rrjetet sociale.

Nora sot ka goditur fort me fotosesionin radhës. Ajo ose vjen me diçka speciale ose nuk shfaqet farë, kështu edhe këtë radhë i ka lënë në hije të gjitha femrat e estradës.

Me një rregullim glamuroz, veshje që thekson trupin e poza joshëse ka lënë pa fjalë të gjithë. Epo, kjo është Nora./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË