Kanye West i blenë Kim Kardashian veturën si të Kylie Jenner, prej 187 mijë funtash.
Reperi ka vendosur që gruas t’i bëjë një dhuratë makinën e re, të ngjashme me të motrës, Kylie, shkruan TheSun.

Kylie ka një veturë luksoze të tipit “Mercedes”, me ngjyrë portokalli, tashmë të njëjtën e posedon edhe Kim, por me ngjyrë të gjelbër.

37 vjeçarja, Kim ndau në rrjetin social Instagram disa imazhe nga udhëtimi i saj i parë me veturën e re.

Kim filmoi veturën nga të gjitha anët, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili i bëri dhuratë atë, po qëndronte pranë saj.

Bukuroshja zbuloi se dashuronte këtë model derisa ngiste veturën ngjyr portokalli, të motrës në Miami.

“Oh Zot, sapo dola nga palestra dhe u befasova nga kjo ‘bebe’ e re”, ka thënë Kim. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË