Një djalosh 7 vjeçar nga Teksasi i cili jetonte përkohësisht në një strehimore, pas rastit në familje nga babai i tij ka prekur gjithë botën me letrën që i ka dërguar babagjyshit.

Djali i kërkoi Santës libra, një fjalor, një busull, por kërkesa e tij më e madhe ishte një ”baba më të mirë.”

Nëna e tij e gjeti letrën e djaloshit të shkruar, dhe e ndau me stafin e strehimores:

Në letër shkruhej:

I dashur Santa

Duhej të dilnim nga shtëpia jonë. Babi ishte çmendur. Duhej të bënim të gjitha punët. Babi mori gjithçka që donte. Mami tha që ishte koha për t’u larguar dhe ajo do të na çonte në një vend më të sigurt, ku nuk kemi pse të trembeshim.

Jam akoma nervoz. Nuk dua të flas me fëmijët e tjerë. A do të vini këtë Krishtlindje? Ne nuk kemi asnjë nga gjërat tona këtu. A mund të sjellësh disa libra, një fjalor, një busull dhe një orë? Dua gjithashtu një baba shumë shumë të mirë. Mund ta bësh edhe këtë?

Me dashuri, Blake.

Mesatarisht afro 20 persona në minutë abuzohen fizikisht nga një partner intim në Shtetet e Bashkuara. Në kohën e një viti, kjo arrin në 10 milion gra dhe burra.

MUND TË JU PËLQEJNË