Hamza dhe Gëzimja që kur bërën lidhjen e tyre publike dolën hapur dhe asnjëherë nuk i fshehën ndjenjat e tyre.

Tani, ata janë martuar dhe dasma e tyre ende ka gjurmë në mediat rozë duke u përfolur për mënyrën e organizimit dhe se si ata kanë shkëlqyer, shkruan Kosovarja.

Nuk vonuan shumë dhe ata u nisën drejt muajit të mjaltit, ku deri më tani i kemi parë të kenë vizituar destinacione të ndryshme.

Momentalisht gjendjen në New York aty edhe ku e kanë stërzgjatur paksa qëndrimin, duke na lënë të kuptojmë se kanë fituar mbresa të mëdha për atë vend.

Aq përshtypje sa edhe fotografitë e realizuara po e dëshmojnë këto.

Por, për fotografinë e radhës duket se Gëzimes nuk i shkoi mirë realizimi, pasi u detyrua të paraqitej sy mbyllur për shkak të diellit që e pengonte.

Sido që të jetë, vështirë është të duket keq një bukuri si kjo, pa marrë parasysh si qëndron para aparatit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË