U bënë prindër për herë të parë.

Çifti i njohur i estradës muzikore shqiptare, Mozzik dhe Loredana dje janë bërë prindër për herë të parë.

Dyshja u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin, Hana.

Lajmin për lindjen e vajzës e ka bërë të ditur vetë çifti, i cili ka publikuar disa imazhe të ëmbla të vogëlushes, përmes të cilave kanë shprehur gëzimin e tyre.

Ndërsa në mëngjesin e sotëm, Loredana ka publikuar një imazh të bukur të Mozzikut dhe vajzës teksa të dy janë në gjumtë, shkruan rtv21.

Në fotografi, Mozziku shihet duke e mbajtur në duar vogëlushen e tyre, Loredana mbi këtë fotografi ka vendosur një emoj në formë të zemrës.

MUND TË JU PËLQEJNË