Paris, 8 maj – Një grup prindërish në Francën rurale janë përpjekur të parandalojnë mbylljen e një klase me një veprim të pazakontë.

Prindërit filluan operacionin e ashtuquajtur ”Delet” në fshatin Crets, në Belledonne, pranë Grenoble, në juglindje të vendit, pasi një klasë e shkollës u kërcënua me mbyllje për shkak të mungesës së nxënësve, transmeton atsh raportimin e DPA-së.

Ata çuan rreth 50 dele në oborrin e shkollës dje në mëngjes.

“Fëmijët tanë nuk janë dele: mos i numëroni ata!”, thanë prindërit.

Transmetuesi publik “France Bleu” njoftoi në faqen e tij të internetit se 15 nga delet ishin simbolikisht të regjistruara në shkollë si nxënës.

Prindërit tanimë shpresojnë se autoritetet do të rishikojnë vendimin e tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË