Reperi Gjiko është bërë me jaht privat.

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, nëpërmjet disa postimeve në Instagram ka treguar se është bërë me jaht privat

“Me dashurinë. Fluturo. Jahti i bardhë. 900 kuaj/fuqi”, ka shkruar Gjiko pranë postimeve në Instastory.

Kujtojmë se më herët Gjiko ka publikuar foto me mbishkrim “lodra të reja për djemtë e mëdhenj” pranë jahtit të vogël mirëpo me këto postimet e fundit vetëm se e ka konfirmuar se është i tij.

Ai dhe bashkëshortja e tij Elita Rudi janë persona që kanë dëshirë të udhëtojnë shumë dhe e pëlqejnë detin.

Ata madje zgjedhin vendet e nxehta edhe kur tek ne është dimër. Çifti janë bërë së fundmi prindër për herë të parë dhe djalin e kanë pagëzuar me emrin Zëri.

Pavarësisht se nuk ka kaluar edhe shumë kohë prej lindjes së tij, Elita po shëtit vende të ndryshme së bashku me të./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË