Disa kohë më parë u përfol për një ndarje mes portierit të Partizanit, Alban Hoxha dhe këngëtares së njohur Çiljeta Çilaga, por disa foto të publikuara vetëm në muajin qershor, ku çifti dukej sërish bashkë, lanë të kuptohej se ata ishin kthyer sërish bashkë.

Së fundmi, në një intervistë për “Mirage”, këngëtarja ka rrëfyer diçka më shumë për sa i përket jetës së saj private dhe planeve të së ardhmes. E pyetur nëse ka ndërmend të bëhet sërish nënë, këngëtarja u përgjigj:

“Pa diskutim që po. Kam qenë vajzë e vetme dhe e kam vuajtur këtë pjesë, kështu që kam dëshirë që në jetën time të kem shumë fëmijë, kështu që në të ardhmen si dihet asnjëherë. Ndihem e plotësuar dhe e lumtur. Për mua kjo është e rëndësishme; një femër kur ndihet e lumtur dhe e plotësuar ka çdo gjë”.

MUND TË JU PËLQEJNË