Ingridi ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë e mirë marrëdhënia e saj me Çiljetën.

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga kanë një miqësi 20-vjeçare. Vite më parë, vajzat kanë pasur disa bashkëpunime në muzikë duke prodhuar hite, si “Puçi, puçi”, “Mike dhe rivale” dhe të tjera.

Mirëpo, gjatë pjesëmarrjes në “E Diell”, këngëtarja ka treguar se jo gjithmonë marrëdhënia mes tyre ka qenë e mirë.

Siç transmeton, Top Channel, Ingriti ka sjellë në kujtesë një sherr të saj me Çiljetën teksa ishin për koncert në New York në vitin 2010.

“Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1.000 vetave pasi ishim zënë për një laps sysh”, ka rrëfyer Gjoni.

“Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, jo ma dha mua e jo ta dha ty, por e kishim shumë seriozisht zënkën. Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare”, ka treguar ajo më tej.

MUND TË JU PËLQEJNË