Që nga ardhja në jetë e Fernandos jeta e Çiljetës ndryshoi tërësisht, në plot kuptimin e saj. Bashkëjetesa me një fëmijë të vogël në shtëpi dhe përgjegjësia për ta rritur sa më mirë të jetë e mundur e ka bërë Çiljetën një mami të përkushtuar deri në maksimum.

Mbrëmjen e djeshme ajo na ka zbuluar se çdo natë ajo dhe Fernando përpara se të flenë shohin kukulla, të cilat nga dita në ditë këngëtarja i ka mësuar përmendësh tashmë por edhe ka filluar ti ketë qejf.

Në një video të publikuar në Instastory Çiljeta tregon se ajo është lidhur aq shumë me gjërat që pëlqen i biri sa edhe pasi atë e ka zënë gjumi Mami Çili vazhdon të shohi kukulla.

“Mami shef kukullat edhe pse biri fle. Dora Ekploruesja”,- shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit.

Si të gjitha nënat edhe këngëtarja e njohur jo vetëm që shikon kukulla por i njeh të gjithë personazhet e Disney-t, kjo është normale për një mami./Blitz.al/

MUND TË JU PËLQEJNË