Reperi shqiptar me famë botërore Gashi ka pak ditë që ka lansuar këngën e re.

Projekti me titull “Creep On Me” në duet me French Montanën dhe Dj Snake ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Pas këtij suksesi, reperi ka paralajmëruar remiksin e po të njëjtës këngë, por kësaj radhe ai ka kërkuar që Drake t’i bashkohet në duet.

“Creep on me remix!!!!!! Etiketoni Drake në postimin tim të fundit që t’i tregojmë se ne duam atë në remix”, ka shkruar ai duke e etiketuar reperin.

Kujtojmë që Gashi ka performuatr në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill” gjatë muajit gusht. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË