Reperja shqiptare Loredana, ka arritur që brenda një kohë të shkurtër të bëhet një nga emrat më të njohur dhe më të përfolur në tregun e muzikës.

Fama e saj ka depërtuar edhe në vendet europiane dhe po vazhdon të rritet.

Por, si të gjithë që kemi dikën që e simpatizojmë, edhe Lori ka një të tillë dhe ajo është ylli televiziv, Kim Kardashiani të cilën ajo duket se e “xhelozon” për familje që ka.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet vetë artistja përmes një postimi, që ka bërë së fundi në “InstaStory”.

Reperja ka publikuar një foto të familjes së famshme West ku shihet Kimi së bashku me bashkëshortin Kanye West dhe katër fëmijët e tyre.

Ndërkohë, Loredana është nënë beqare e një vajze pas ndarjes nga reperi Mozzik.

MUND TË JU PËLQEJNË