Këngëtarja e re Dona Janova është e njohur dhe mjaftë e popullarizuar

Dona tashmë ka bërë për vete publikun kosovar me zërin e saj të mrekullueshëm dhe projektet e suksesshme, shkruan “Kosovarja”.

E bija e këngëtares së mirënjohur Afërdita Demaku po ndjekë me kujdes hapat e nënës duke i ofruar publikut më të mirën përmes këngës.

Bashkëpunimet me nënën dhe vëllaun Pimin kanë thyer rekordin e shikueshmërisë duke u vlerësuar jashtëzakonisht.

Dona në prezantimet e saj është shfaqur gjithnjë elegante me fustane me shkëlqim dhe frizura të ndryshme.

Ajo duket tejet bukur në këto veshje, mirëpo ngjanë si një nuse para kohe, derisa akoma nuk është deklaruar për ndonjë lidhje dashurie.

Megjithatë Dona nuk e ka problem të shfaqet edhe pa grim dhe natyrale./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË