Adelina Tahiri siç duket nuk po i ndahet listës së artistëve që përbëjnë skandale.

Vite më parë ishte i përfolur skandali i prishjes së raporteve me kolegen dhe shoqen e saj Tuna Sejdiun, ku shkas ishte Blerim Destani, shkruan “Kosovarja”.

Pastaj as aksidenteve rrugore s’kishte mundur t’i shpëtonte, madje emri saj u përmend edhe në raste më të rënda të cilat këngëtarja i demantoi.

Por, që pas martesës së saj me avokatin milioner, i cili tani ka kaluar të 50-tat, jeta e saj u stabilizua.

Edhe pse kritikat për martesën me avokatin Serjoza Markov vazhdojnë ende, Adelina as nuk i merr për bazë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj po e dëshmojnë atë frazën e njohur se ka raste kur ‘dashuria nuk njeh moshë, fe, e as nacionalitet./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË