Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u panë gjatë ditës së enjte në gjykatë ku lëshohen licencat për martesë.

Disa dëshmitarë thanë se i kanë parë në Zyrën për Martesa në New York dhe Justin ishte shumë emocional. Sipas fjalëve të dëshmitarëve, Justin ishte duke qarë dhe në një moment i ishte drejtuar të fejuarës së tij “Nuk më pritet të martohem me ty”.

Sipas spekulimeve çifti është martuar por ende asgjë nuk është e konfirmuar. Edhe pse nuk e kishin në plan të martoheshin këtë vit, dyshes duket se nuk i është pritur./Indeksonline/

 

MUND TË JU PËLQEJNË