Rozana Radi është e afërt me ndjekësit.

Këngëtarja Rozana Radi në llogarinë e saj në Instagram është aktive dhe shpesh publikon foto nga përditshmëria, mirëpo asnjëherë nuk nguron t’u përgjigjet atyre edhe në pyetjet që i kanë, shkruan lajmi.net.

Së fundmi dikush nga ndjekësit e ka pyetur Rozin nëse do ta falte tradhtinë dhe se pse nuk po martohet.

Sa i përket tradhtisë ajo tha se nuk do ta falte asnjëherë ndërsa sa i përket dasmës thotë se shpenzimet që do t’i harxhonte për të më mirë t’i harxhojë për të udhëtuar.

Ajo ishte pjesëmarrëse në festivalin ‘’Kënga Magjike’’ dhe nuk iku pa marrë çmim as këtë herë.

Rozana Radi performoi këngën ‘’Kur përfundon një dashuri si kjo e jona’’ dhe mori çmimin e kritikës.

MUND TË JU PËLQEJNË