Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur që si e vetme të hyjë në zgjedhjet e parakohshme. Të paktën, kështu ka thënë  nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.

Ai ka tha se si parti nuk janë idhtarë të një koalicioni parazgjedhor pasi, siç u shpreh ai, koalicione të tilla janë jo parimore. Shtoi se një shembull të tillë duhet ndjekur edhe partitë tjera të mëdha në mënyrë që t’i masin forcat veç e veç.

“Mendoj që subjektet e mëdha politike duhet të shkojnë të vetme në zgjedhjet e parakohshme të cilat siç duket janë të pashmangshme, pastaj kualicionet të vinë pas zgjedhjeve sepse mendoj që koalicionet parazgjedhore janë jo parimore, pra nuk po u mbahen edhe aq shumë parimeve të cilat i kanë apo kanë pasur”, tha Rugova.

I pyetur se me cilat parti LDK ka përafrim për një koalicion para apo pas zgjedhor, Rugova ka hezituar që të jap emra. Shtoi se vetëm për PDK-në partia e udhëhequr nga Isa Mustafa, ka vijë të kuqe.

“Unë kurrë nuk kam qenë për vija të kuqe për asnjë parti, mirëpo kësaj radhe jam për PDK-në. Ndërsa për ndonjë koalicion me ndonjë parti tjetër është çështje parimesh dhe programesh. Ka sfida që na presin. Mos të harrojmë, për LDK-në shtylla kryesore do të jetë zhvillimi ekonomik dhe integrimi”, tha ndër të tjera ai.

Kurse, për një kandidim të mundshëm të Vjosa Osmanit për pozitën e kryeministrit, nënkryetari i LDK-së u shpreh se në këtë drejtim nuk ka asgjë të re. Tha se pas caktimit të emrave në kryesi dhe listës së deputetëve, LDK do të vendos edhe për këtë çështje.

“Ju e patë një proces që patëm brenda LDK-së. Ka pasur shumë llafe e madje edhe spekulime të ndryshme. Asnjë vendim nuk e kemi marrë si LDK se kush do të jetë kandidat për postin e kryeministrit. Madje, ne akoma nuk e kemi biseduar këtë. Shumë shpejt do ta zgjedhim kryesinë, pastaj bëhen listat për deputetë dhe pastaj Këshilli i Përgjithshëm i partisë do të vendos për atë se kush çfarë do të jetë”, përfundoi Rugova.

Se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të hyjë në një koalicion me PDK-në e ka thënë edhe Isa Mustafa para dy ditësh me rastin e fjalimit të tij pas rizgjedhjes si kryetar i kësaj partie.

MUND TË JU PËLQEJNË