Rita Ora është paraqitur si Post Malone për “Halloween” dhe të gjithë komentojnë këtë paraqitje të saj.

Rita Ora u shfaq në kostumin origjinal për “Halloween”, kurse maskimi i saj si reperi i njohur amerikan shkaktoi shumë reagime, shkruan B92.

Rita u shfaq e veshur si reperi Post Malone në një ndejë organizuar për Halloween, ndërsa i kushtoi vëmendje të veçantë detajeve rreth kostumit dhe bëri për vete edhe audiencën e internetit pasi ndau me ndjekësit imazhe në rrjete sociale.

Këngëtarja bëri tatuazhe në fytyrë, flokët e saj i bëri të shkurtëra, kurse mbante veshur një xhaketë që reperi e vesh rregullisht.

Në rrjete sociale, fansat komentuan paraqitjen e saj dhe e zgjodhën si kostumin më të mirë për Halloween.

Në anënt tjetër, Malone ende nuk ka komentuar paraqitjen e Ritës. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË