Luana Vjollca është një nga moderatoret më të preferuara për publikun shqiptar dhe sidomos si këngëtare anë e mbanë botës.

Duke e ditur mirë influencën e saj, moderatorja dhe këngëtarja përpiqet gjithmonë që të postojë gjëra sa më interesante në profilin e saj.

Moderatorja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan vazhdimisht me fansat foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Ajo ndodhet në Dhërmi së bashku me familjen e saj, mamanë Maria, motrën e madhe Lira, Marinën dhe mbesën Jori.

“E bekuar.. Nga Familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqiperise! Faleminderiit Zot”- ka shkruar Luana.

Mirëpo mes komenteve të shumta vëmendjen më të madhe e mori komenti i Stresit i cili i ka habitur të gjithë.

“Familja ime”- ka shkruar Stresi.

Nuk e dimë ç’lidhje ka Stresi me familjen e Luanës, por deri tani ne i dinim thjeshtë miq të mirë të cilët e kanë mbështetur njëri-tjetrin në çdo gjë.

MUND TË JU PËLQEJNË