Një nga problemet më të mëdha që kemi sot me fytyrën janë krimbat e zi!
Çdo ditë ne hulumtojmë mënyra më të lehta për t’i zhdukuar ato nga fytyra, transmeton lajmi.net

Ato shfaqen zakonisht në hundë, por edhe në pjesë të tjera të fytyrës si balli dhe faqet, ndërsa ka shkaqe të ndryshme që i shkaktojnë ato dhe do të numërojmë disa prej tyre:

Stresi

Ndryshimet hormonale

Lëkura e papastër

Kozmetika

Pirja e duhanit

Alkooli

Kafeina

Por, ka disa mënyra të thjeshta të cilat mund t’i aplikoni në mënyrë krejtësisht të natyrshme për të pastruar poret dhe për të hequr krimbat e zi, duke përdorur përbërës shtëpiak:

Domatet: Domatet janë ilaç i madh që e kemi në shtëpi, kundër krimbave të zi! Ky frut ka vetitë natyrore antiseptike pastrojnë poret. Merrni një domate të vogël, preni në feta të holla dhe pastaj aplikojeni mbi vendet ku keni krimba të zi para se të shkoni në shtrat. Para se të flini lani fytyrën me ato domate të prera dhe pastaj lëreni gjatë tërë natës, deri në mëngjes.

Limoni: Limoni është një tjetër përbërës natyral që është shumë efektiv në trajtimin e krimbave të zi. Shtrydhni disa pika lëng limoni në një tas, shtoni kripë dhe përzieni mirë. Lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni përzierjen në vendet ki keni krimba të zi. Lëreni për 20 minuta dhe lani përsëri fytyrën me ujë të ngrohtë.

Masazhi me mjaltë: Mjalti ka shumë prona antiseptike që punojnë mrekullisht në lëkurën tuaj dhe kundër krimbave të zi. Aplikoni mjaltin në zonën e prekur dhe lani me ujë të ngrohtë pas 15 minutash.

Kanella: Përgatitni një përzierje të pluhurit të kanellës dhe limonit për të formuar një pastë të trashë. Aplikoni këtë masë në pjesët ku keni krimba të zi dhe lëreni brenda natës dhe pastaj lani me ujë të ngrohtë në mëngjes.

MUND TË JU PËLQEJNË