Zbuloni më poshtë disa truke natyrale që ofrojnë shërimin e lëkurës në shumë pak kohë.

Vajrat esencialë njihen për efektet e tyre çudibërëse. Vaji i ullirit shërben për të riparuar dhe ushqyer lëkurën, vaji i kamforit për efektet kundër bakteriale e ndërsa vaji me vitaminë E për praninë e lartë të antioksidantëve.

Kështu zgjidhni vajin që dëshironi dhe mjekoni me të 2 herë në ditë zonën e irrituar duke përdorur rrathë pambuku.

Thërrmoni 2- 3 tableta aspirinë në ujë derisa të krijoni një tip paste. Lëreni mbi lëkurë rreth 20 minuta dhe lajeni më pas me ujë të ngrohtë.

Masazhojeni lëkurën me një kastravec të freskët dhe lëreni lëngun të veprojë për 15 minuta. Për të larguar ndjesinë e djegies mund të përdorni edhe një kastravec nga frigoriferi.

Ndër shekuj, mjalti është përdorur si një kurë për të shëruar plagë apo probleme të lëkurës. Kështu lyejini zonën problematike me pak mjaltë dhe lëreni për 10- 15 minuta. Shpërlaheni më pas me ujë të ngrohtë.

Vaselina është një tjetër sugjerim i yni. Lyejini lëkurën dhe lëreni për 10- 15 minuta. Më pas hiqeni me një peshqir të butë.

Kompresat janë një shpëtim i vërtetë. Ju qetësojnë dhe nga ana tjetër frenojnë shpërndarjen e irritimit. Gjithashtu zbehin skuqjen e lëkurës. Mund të përdorni qese specifike kompresash ose peshqirë të njomë.

MUND TË JU PËLQEJNË