Xhelozia është defekti që burrat nuk ua durojnë dot shoqeve të tyre. Për burrat rezulton e vështirë që të jetojnë një marrëdhënie të qetë nëse partnerja e tij shesh gjithandej rivale dhe kontrollon çdo shikim të tij, me frikën se mos ai e ka mendjen te një grua tjetër.

Ky është konkluzioni i një sondazhi që ka kryer një grup studiuesish me mbi tre mijë burra, të cilëve u është kërkuar të klasifikojnë 10 defektet me të këqija femërore. Ndryshe nga ç’është menduar, nuk është as fakti që gratë kalojnë orë të tëra duke bërë shopping me shoqet e tyre dhe as diskutimet mbi rrëmujën që bëjnë burrat, bezdia më e madhe mashkullore. Për 30% të të intervistuarve, xhelozia është absolutisht defekti më i madh femëror ndërsa për 22% ishte akuza për futje hundësh.

Ja defekte e tjera sipas burrave, të klasifikuara nga 3 mijë të intervistuarit:

-Agresiviteti (6% e të intervistuarve mendojnë kështu), qaravitja e tepërt (5%) e qejfprishja (5%).

Një përqindje më e ulët e burrave nuk e durojnë dot maninë e femrave për shopping (3%), fiksimin për linja të përkryera (2%) dhe obsesionin ndaj rregullit (1%).

Rivaliteti i tepruar mes grave ka rezultuar veçanërisht i papërtypshëm nga seksi i fortë që në të vërtetë do të preferonin që të shihnin një bashkëpunim më të madh dhe një konfliktualitet me të vogël mes grave. Burrat kanë folur dhe për nevojën e një autonomie, pra nevojë për t’u ndjerë të lirë. 17% e meshkujve kanë deklaruar se e duan vëmendjen e të dashurave të tyre, por nuk duan që ato të jenë të përqendruara me tepri tek ata aq sa t’i zënë frymën. Kur një burrë ndodhet i kufizuar në lirinë e vet atëherë ai “ia mbath” prej saj: një gabim i shpeshtë i seksit të butë është ai i shndërrimit në “mama” për partnerin, duke këmbëngulur në këtë pozicion që të korrigjojnë defektet e tyre.

Gjithsesi në thelb, shqyrtimi i statistikave nxjerr në dritë problemin e komunikimit mes dy sekseve: janë të shumtë burrat që pohojnë se nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë duan gratë e tyre dhe 9% e të intervistuarve mendojnë se introversioni është karakteristikë e keqe femërore. Kjo mungesë efikasiteti në komunikimin mes meshkujve dhe femrave varet shumë nga fakti se këto të fundit (gratë) nuk i shprehin qartë dëshirat dhe mendimet e tyre, ndërsa meshkujt janë shumë sipërfaqësorë dhe të hutuar.

Sugjerohet që të mësohet të lexohen dhe interpretohen sinjalet, edhe ato jo verbale, të cilat manifestohen në komunikimin mes tij dhe saj: në këtë mënyrë mund të ecet drejt ndërtimit të një raporti në çift. Sipas ekspertëve shqyrtimi i statistikave nxjerr në pah se burrat janë të gatshëm të pranojnë interesat dhe pasionet e grave të tyre, por nuk i ndajnë me to. Vështirësitë e vërteta vijnë nga mënyrat e menaxhimit të marrëdhënieve ndërpersonale. Shumë e rëndësishme është kësisoj të bëhet kujdes për një komunikim të mirë.

Një nga këshillat është nevoja për të folur me sinqeritet respekt dhe vëmendje mes burrave dhe grave. Burrat dhe gratë u përkasin universeve të ndryshme: takimi dhe tërheqja e tyre është një mister i dashurisë. Duhet sens praktik, aftësi për të falur, për të dëgjuar, për të rifilluar për t’u dhënë vëmendje sinjaleve të vogla edhe joverbale në mënyrë që të funksionojë siç duhet një raport dashurie.
Dhe në fund fare: pak xhelozi është normale madhe edhe e dëshiruar. Por me masë.

MUND TË JU PËLQEJNË