Bashkë për Shtetin!

Të dashur miq, koha e fushatës po mbaron dhe po i afrohemi ditës së zgjedhjeve. Së bashku do e vendosim të fillojmë një mënyrë më prosperuese jetese.

Gjatë gjithë jetës, dashuria për atdheun ka qenë udhërrëfyesi i sukseseve të mia. Kjo dashuri më ka bërë sot që t’i futem rrugëtimit politik me bindje se mund të kontribuoj dhe të ndihmojë bashkëqytetarët e mi drejt një jete më të dinjitetetshme dhe më të barabartë.

Deri më tani kam qenë një urë lidhëse për shumë studentë të Kosovës, të cilët janë mbështetur përmes bursave për të studiuar në universitete prestigjioze, pastaj janë ndihmuar për qasje më të lehtë dhe të ligjshme për punë praktike në vendet evropiane.

Së bashku me familjen time jam kthyer në Kosovë shumë i vendosur, i sigurt dhe i gatshëm për të vazhduar edhe më fuqishëm në krijimin e një jete cilësore në vendin tonë. Andaj, me sinqeritet dhe dashamirësi kërkoj besimin tuaj, votën juaj, që të jem zëri juaj në Institucionet e Kosovës nga ku do ta realizojmë planin tonë në përpikëri.

Për të justifikuar kërkesën time për votën tuaj, unë do të doja t’ju kujtoja, pikat kryesore të programit tim që e kam hartuar së bashku me njerëzit në terren, të cilët kanë identifikuar boshllëqet dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës.

Fushat kryesore ku do të fokusohem gjatë mandatit tim si deputet janë:

Krijimi i kushteve dhe mundësive për bashkëpunim ekonomik, dhe investime nga diaspora.

Krijimi i një shoqërie aksionare për bizneset Kosovare, që do t’u mundësoj rritjen e eksporteve të produkteve vendore.

Mbështetje për punëkërkuesit, rastet sociale dhe ndihmë për familjet e reja.

Krijimi i fondeve për të mbështetur rininë dhe bizneset e vogla.

Trajnimi profesional i të rinjve të Kosovës.

Përqendrimi në arsimin cilësor si në universitet, ashtu edhe në shkollat profesionale.

Plani im është i punuar me saktësi që garanton sukses.

Duke u bërë Bashkë për shtetin dhe me Guximin për Zhvillim, përreth Nismës Socialdemokrate, ne do ta kthejmë Kosovën në vend të shpresës dhe prosperitetit.

MUND TË JU PËLQEJNË