Bekim Brestovci kthehet në vendlindje për të punuar drejt një mirëqenie më të mirë për gjithsecilin, andaj po e kërkon besimin dhe votën e qytetarëve të Kosovës.

Me përvojën prej afaristi të susksesshëm në Gjermani, plani i tij për zhvillimin e Kosovës shtrihet në disa fusha.

Krijimi i 15 mijë vendeve të punës në sektorin e bujqësisë, përmes investimit të 100 milionë eurove nga diaspora në industrinë e ushqimit vetëm se ka filluar të marr formë. Një pjesë e këtij fondi gjithashtu do të investohet në zhvillimin e turizmit malorë, dhe do të mbështesë gratë që jetojnë në zona rurale për krijimin e bizneseve familjare në fushën e veshjeve artizanale e ushqimeve tradicionale.

Brestovci synon që t’a shndërroj diasporën në konsumator të produkteve ushqyese të Kosovës por edhe të shërbimeve në fushën e komunikimit, inovacionit, e marketingut që do mund të kryheshin nga Kosovarët. Ai synon që të punësuarit në Kosovë, të marrin paga perëndimore, por të punojnë dhe të jetojnë në vendin e tyre.

Mision i Brestovcit është ndërlidhja sa më e madhe e diasporës shqiptare me mëmëdheun. Kjo, sigurisht që është me interes të të dy palëve. Pos remitancave, Brestovci sugjeron forma konkrete që potenciali i madh investues i diasporës të ndërlidhet me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

Brestovci gjithashtu ka paraparë politika që do të mundësonin inkuadrimin e potencialit intelektual të diasporës në vendimmarrje. Shteti i Kosovës potencon Brestovci, duhet të njoh kontributin e të gjithë mërgimtarëve në ruajtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe.

Po ashtu, Brestovci sugjeron që Kosova dhe Shqipëria, të veprojnë bashkërisht, për të ndërtuar qendra kulturore por edhe programe të ndryshme të përbashkëta nëpër vende ku diaspora shqiptare është më e fokusuar.

Përveç diasporës dhe zhvillimit ekonomik, aftësimi profesional i të rinjëve gjithashtu është prezantuar ndër pikat me prioritet të Brestovcit, e që nënkupton reforma në fushën e arsimit të cilat do të mundësonin orientimin e duhur të nxënësve në drejtime që sjellin vende pune.

Ndërsa pika e fundit të planit të Brestovcit për Kosovën, ai parasheh përkujdesje sociale ndaj grupeve të margjinalizuara (rrezikuara). Brestovci premton se gjatë mandatit të tij do të punojë aktivisht për të krijuar mekanizma që do të garantojmë qasje e mbështetje më të avancuar sidomos për nënat vetë ushqyese, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet pakicë, etj.

Edhe kur jetova në Gjermani, theksoi Brestovci, ‘vazhdimisht e në forma të ndryshme kam kontribuar për vendin’. Por për të implementuar këtë program, Brestovcit i duhet edhe përkrahja politike. Andaj, përmes takimeve direkete me qytetarë, por edhe përmes rrjeteve të ndryshme sociale e televizive, ai kërkon nga ju që t’a votoni Nismën Socialdemokrate me numër 122, dhe Bekim Brestovcin me numër 16.

MUND TË JU PËLQEJNË