Biznesmeni i suksesshëm nga diaspora, Bekim Brestovci, është zotuar se gjatë mandatit të tij si deputet nga radhët e NISMA do të lobojë fuqishëm tek institucionet vendore që sa më shumë të përkrahin gratë në bizneset e reja, ndërkohë që një shtytje të fuqishme po ashtu do t’i japë edhe respektimit të të drejtës së gruas për trashëgimi.

Brestovci përkujton se gjatë dy dekadave të fundit, gruaja në vendin tonë akoma përballet me probleme esenciale dhe se mungesa e sigurisë së nevojshme të cilën do të duhej ta ofrojë shteti, disa grave iu ka kushtuar me jetë.

“Gruaja është shtyllë e familjes dhe shoqërisë, e assesi nuk duhet të izolohet dhe trajtohet padrejtësisht”, thotë ai.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Gruaja, gjysma e shoqërisë Megjithëse zhvillimeve të përgjithshme që i ka shënuar shoqëria Kosovare gjatë dy dekadave të fundit, gruaja në vendin tonë akoma përballet me probleme esenciale. Mungesa e sigurisë së nevojshme të cilën do duhej t’a ofrojë shteti por edhe shoqëria jonë, disa grave i’u ka kushtuar me jetë.

Ndërsa niveli i pabarazisë sa i përket përfshirjes së burrave dhe grave në tregun e punës, vazhdon që të jetë më i larti në Kosovë, krahasuar me vendet e rajonit. Vetëm rreth 12% të grave të Kosovës, konsiderohet se kanë një vend pune. Mirpo edhe ato që kanë vende pune, përballen me sfida të ndryshme.

Gruaja është shtyllë e familjes dhe shoqërise, e asesi nuk duhet të izolohet dhe trajtohet padrejtësisht. Plani im për turzimin dhe ndërlidhjen e investimeve të diasporës me tregon e punës në Kosovë, do të përkrahte gratë e viseve rurale, që të krijojnë vetpunësimin e tyre, duke u orientuar në punime artizanale, ushqime tradicionale e të tjera.

Gjithashtu, gjatë mandatit tim si deputet do të loboj fuqishëm tek institucionet e vendit që sa më shumë të përkrahin gratë në bizneset e reja. Shtytje të fuqishme do t’i jap edhe respektimit të të drejtës së gruas për trashigimi.

E dimë që në shoqërinë tonë, përkundër kontributit të lartë të gruas në të gjitha fushat e jetës, ajo nuk është trajtuar drejtë sa i përket ndarjës së trashigimisë familjare. Tash, kjo duhet të ndryshoj.

Trajtimi i drejtë i gruas kur vie tek ndarja e trashigimisë familjare, e ndihmon atë në pavarsinë e saj dhe rrjedhimisht një jetë më të lehtë për të.

Gratë e pavarura refletojnë edhe më shumë të mira në familjet dhe shoqërinë tonë.

MUND TË JU PËLQEJNË