Rreth 550 mijë qytetarë nga i gjithë vendi u janë drejtuar kutive të votimit deri në orën 15:00, për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme sot në Kosovë.

Në mesin e tyre votoi edhe filantropi dhe biznismeni tashm i njohur Bekim Brestovci, i cili njëherish është kandidat për deputete nga radhët e NISMA-s, shkruan “Kosovarja”.

“Shpresoj që sot vota të shkojë aty është edhe meritore. Shpresoj që edhe me votimet secili qytetarë të vendos për një të ardhme më të lumtur për vete dhe për gjeneratat e reja”, tha mes tjerash Brestovci.

Ai në fund i falenderon të gjithë ata që kanë votuar duke përmbushur obligimin e tyre qytetarë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË