Kim Kardashian së fundi bëri një paraqitje në revistën e njohur ‘Vogue’ në të cilën iu është përgjigjur 73 pyetjeve.

Ajo ka lejuar që revista e famshme të sjell nga afër pamje të shtëpisë së saj luksoze.

Gjatë bisedës, Kim tregoj më shumë gjëra rreth jetës së saj private dhe ambientit në të cilin jeton së bashku me tre fëmijët e saj dhe bashkëshortin reperin e njohur, Kanye West.

Kim dhe Kanye së bashku me fëmijët treguan se si duket një ditë normal e tyre derisa ata dukeshin një familje e kompletuar dhe më të lumtur se kurrë më parë.

Kujtojmë që së fundi Kim ka befasuar të gjithë kur deklaroj se ajo ka filluar shkollën juridike dhe se së shpejti synon të bëhet avokate.

Kjo është hera e parë që Kim u shfaq në revistën ‘Vogue’ pas pesë vitesh, herën e fundi ajo kishte mbuluar ballinën e revistës në vitin 2014 kur ajo u martua me Kanye West.

Poashtu kjo ishte hera e parë që ajo paraqit së bashku me fëmijët e saj në ‘Vogue’./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË