Eva e Festimit dhe Gresës ka mbushur 3 vjet.

Në familjen e reperit kosovar, Festim Arifit apo siç njihet si Lyrical Son dje ka pasur festë.

Vajza e Festimit dhe Gresës, Eva ka festuar ditëlindjen e 3-të.

Lyrical Son për shkak të angazhimeve të shumta, ka qenë larg në këtë ditë të rëndësishme për të.

Megjithatë, nga largësia i ka uruar ditëlindjen me fjalët më të mira, duke dëshmuar si gjithmonë se është baba i përkushtuar, shkruan rtv21.tv

”Urime zemer ishalla edhe plot tjera me shendet e lumtuni. Po me dhemb shume qe stkom ngat me ta uru qysh duhet e me ta puth at ftyre te bardhe. Te dua shume kaqurrelja e Babit. P.S. puthe Mamin per mu. Ju Dua e shihem shpejt kismet.”, ishte urimi i reperit.

E ëma, Gresa po ashtu e ka uruar të bijën dhe ka organizuar një festë të bukur për të.

Këto momente të veçanta për të i ka ndarë bashkë me ndjekësit e saj në Instagram dhe ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në festën e ditëlindjes së bukuroshes.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË