Më 14 shtator Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi i dhanë fund beqarisë në një ceremoni në bregdet. Ata u celebruan nga mikesha e ngushtë e Jonidës, Elvana Gjata dhe dasma u përfol sidomos për thjeshtësinë e nuses.

Edhe pse e bënë publike lidhjen vetëm pak kohë para dasmës, Jonida dhe Besniku kanë shumë kohë që njihen. Ata janë takuar para disa vitesh kur të dy ishin pjesë e serialit “O sa mirë”. Ndoshta atëherë nuk e dinin që një ditë do të martoheshin, por Besniku e paska ndjellë në një prej episodeve.

Mikesha e çiftit, aktorja Olta Daku, ka publikuar një video të shkëputur nga seriali, ku Besniku i thotë Jonidës se një ditë mund të martoheshin.

Pasnesër mund edhe të martohemi”, -i thotë ai ndër të tjera.

Ndërsa Jonida ia kthen: “Dil jashtë!”

Me siguri as nuk ia priste mendja që fjalët e Besnikut do të bëheshin realitet.

“Pupupupu ç’gojë paske pasur o Besnik Krapi! Domethënë Jonida duhet ta dëgjosh me kujdes dhe të sillesh mirë me tët shoq se Zoti na ruajt”

MUND TË JU PËLQEJNË