Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një prej çifteve më të komentuar në show bizin shqiptar.

Aktorët e njohur duket se ia panë hajrin serialit “O sa mirë”, pasi që dashuria e tyre filloi që nga aty, e që më pas përfunduan në altar së bashku, shkruan “Kosovarja”.

Ata organizuan në muajin shtator një dasmë të madhe në Golem ku kishin ftuar shumë miqë nga estrada për ta bërë edhe më të paharruar këtë natë.

Çifti po vazhdon të shijojë pafundësisht jetën e tyre bashkëshortore, tek sa sot Besniku feston ditëlindjen e nuk mungoi urimi i parë nga bashkëshortja e tij Jonida.

Aktorja ka zgjedhur këto fjalë qesharake për ta uruar :

“U rrite u bere per tu martuar!E paç jeten te lumtur aq shume te mire sa ke nusen😂😂😂😂😂Te dua dhe kjo pune ka marre fund! @besnikkrapi ❤️ #33vjetor”, shkruan e bukura Jonida.

Natyrisht që kur Besniku ka filluar ditën me këto fjalë e bën të ndihet mashkulli më i lumtur./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË