Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi sot po kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.

Çifti ka organizuar gjithçka në detaje, ndërsa dasma do të mbahet tek Mali i Robit në Durrës.

Tashmë është publikuar dhe fotografia e parë e çiftit të cilët janë nisur drejt altarit, buzë detit, për të kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Martesa e çiftit vjen vetëm tre muaj pasi Jonida Vokshi e bëri publike lidhjen e tyre në emisionin “Xing me Ermalin”.

Duke qenë se ka Jonida ishte për një kohë pjesë e “O sa mirë”, ata kanë ftuar edhe aktorët e këtij seriali, e në mesin e tyre edhe aktorja Olta Daku, apo siç njihet me rolin e drejtoreshës së shkollës “O sa mirë”, si dhe Olta Gixharin.

MUND TË JU PËLQEJNË