E njohur, e popullarizuar dhe shumë e dashur për publikun kosovar.

Afërdita Demaku një këngëtare e dëshmuar dhe lehtësisht e pranuar në tregun muzikor, numëron shumë këngë e hite të suksesshme, shkruan “Kosovarja”.

Cilësohet si këngëtarja më e kërkuar nga familjet kosovare për dasmat dhe ahengjet e tyre, për t’iu krijuar një atmosferë të paharruar.

Pas një angazhimi të stërngarkuar në sezonë këngëtarja ka qerasur vetën kësaj radhe me një pushim tjetër në bregdetin shqiptar.

Fotot që na sjell këngëtarja e veshur ku duket e bukur si një zonjë, ia qet pikën aq sa nuk ka nevojë për fjalë tjera./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË